Në selinë e LDK-së janë parë duke hyrë disa prej zyrtarëve të partisë, përfshirë Xhafer Tahirin dhe Sokol Halitin, ndërsa para mediave është deklaruar deputeti Shkëmb Manaj.

Ai bëri të ditur se takimi është i natyrës së brendshme, ndërsa sa i përket nismës për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së, theksoi se vendimi do të merret vetëm pasi të përfundojë procesi i verifikimit të nënshkrimeve.

Manaj shtoi se çështja e Kuvendit do të trajtohet me urgjencë, duke pasur parasysh zhvillimet politike dhe procesin e formimit të institucioneve të reja të Republikës së Kosovës.