Lajmin e ka konfirmuar për RTK edhe zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në pajtim me autorizimet e dhëna me nenin 63, 64 paragrafi dhe nenin 90 të Ligjit Nr.08/L-228, për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, si dhe nenin 41 të Ligjit Nr.05/L -031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, përmes votimit në procedurë qarkulluese me datë 08.02.2025, nxjerr këtë vendim: Për lejimin e votimit në vendvotime të votuesve me dokumente të skaduara të identifikimit të Republikës së Kosovës,” thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Në njoftim thuhet gjithashtu se Këshillat e Vendvotimeve janë të obliguara për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi ditën e nënshkrimit.

Kjo lehtësim vjen në mbështetje të qytetarëve dhe rrit pjesëmarrjen në zgjedhje.