Lajmi i fundit: Ferizaj, 19-vjeçari plagos me armë zjarri motrën, arrestohet nga policia

para 43 dite

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar për një incident të rëndë që ka ndodhur sot në rrugën “Mejdi Xhaferri” në Ferizaj, ku një 19-vjeçar ka plagosur me armë zjarri motrën e tij 25-vjeçare dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Lajmi i fundit: Ferizaj, 19-vjeçari plagos me armë zjarri motrën, arrestohet nga policia

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 10:00 kanë pranuar informatën për plagosjen. “Dyshohet se personi E.M. (19 vjeç, M/K) ka plagosur motrën e tij 25-vjeçare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas një veprimi të shpejtë policor, i dyshuari është lokalizuar dhe arrestuar.”

Policia ka bërë të ditur se viktima ka marrë ndihmën e parë në Emergjencën e Ferizajt dhe më pas është dërguar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. “Viktima, pas ndihmës së parë në Emergjencën e Ferizajt, është dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.”

Në vendin e ngjarjes janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe është sekuestruar arma e zjarrit me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale.

Motivi i këtij incidenti ende mbetet i panjohur, dhe prokurori i shtetit është njoftuar lidhur me rastin, i cili do të vazhdojë të hetohet nga autoritetet kompetente.

Etiketat

Ofertat e fundit