“Populli fitoi, fitoi Vetëvendosja, ne jemi subjekti i parë dhe do të bëjmë qeverinë. Vetëvendosja fitoi dhe ecim shpejt drejt qeverisë së re”, tha Kurti, duke falënderuar zgjedhësit për pjesëmarrjen në votim dhe policinë për mbarëvajtjen e procesit.

Kurti shprehu bindjen se koalicioni i tij fitues do të formojë qeverinë e re, të cilën e quajti “Kurti 3”. Ai nuk dha detaje nëse do të ketë ndonjë koalicion me parti të tjera, por tha se do të presin rezultatet dhe analizat për të dalë me qëndrim të plotë nesër.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar për probleme serioze me sistemet kompjuterike, duke shtyrë kumtimin e rezultateve jo më parë se orët e para të mëngjesit. Kjo ka rritur tensionin dhe pritjen për rezultatet përfundimtare, të cilat do të përcaktojnë përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës dhe qeverinë e ardhshme.