Në homazhe morën pjesë edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, si dhe përfaqësues të tjerë institucionalë.

Kurti përkujtoi në veçanti heroin e Kosovës, Enver Zymerin, në 15-vjetorin e rënies së tij, duke theksuar se ai ra në krye të detyrës duke mbrojtur ligjin, integritetin territorial dhe sigurinë e qytetarëve.

Ai tha se për 25 vjet, në krye të detyrës kanë rënë gjithsej 25 zyrtarë policorë, të cilët, sipas tij, mbeten shembull i vetëmohimit dhe përkushtimit ndaj shtetit.

“Republika e Kosovës është më e sigurt se kurrë më parë edhe për shkak se Policia e Kosovës është më e fortë se kurrë më parë”, u shpreh Kurti.

Në fund, kryeministri në detyrë nderoi të gjithë policët e rënë në krye të detyrës, duke u shprehur: “Lavdi të gjithë policëve të rënë në krye të detyrës!”