Kurti dhe Abdixhiku takohen për presidentin: “Kemi mundësi reale për marrëveshje”
31.08.2026
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, kanë nisur një takim të ri në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Në fokus të takimit është çështja e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.Para mediave, Kurti tha se të dyja palët kanë vullnet dhe mundësi për të arritur një marrëveshje.
“E kemi vullnetin e mirë, i kemi mundësitë reale. Tash po ecim përpara siç po e shihni dhe urojmë të mbërrijmë në një marrëveshje”, deklaroi Kurti.
Takimi vjen pas disa raundeve të diskutimeve mes Kurtit dhe Abdixhikut, të cilët më herët kanë thënë se synojnë të arrijnë pajtueshmëri për emrat konkretë dhe për zgjidhjen e çështjes së presidentit.
