Kryetari Muharremaj takon Komandantin e KFOR-it dhe pranon donacion për zjarrfikësit e Suharekës

para 13 dite

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar për një vizitë të rëndësishme nga Komandanti i Brigadës Perëndimore të KFOR-it, Kolonel Francesco ERRICO.

Kryetari Muharremaj takon Komandantin e KFOR-it dhe pranon donacion për zjarrfikësit e Suharekës

Gjatë takimit, Muharremaj dhe Kolonel Errico diskutuan çështje të ndryshme me rëndësi për jetën e qytetarëve të Suharekës.

Përmes një njoftimi zyrtar, Kryetari Muharremaj shprehu falënderimet e tij për vizitën e Komandantit të KFOR-it dhe për bashkëbisedimin konstruktiv. Ai gjithashtu bëri të ditur se Komuna e Suharekës ka pranuar një donacion të rëndësishëm nga KFOR-i, i cili do t’i dedikohet Njësisë së Zjarrëfikësve të Suharekës.

“Jemi falenderues për vizitën e Komandantit të Brigadës Perëndimore të KFOR-it Kolonel Francesco ERRICO, me të cilin diskutuam për çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me jetën e qytetarëve tanë. ✅ Poashtu nga ana e tyre, pranuam edhe një donacion të rëndësishëm, për Njësinë e Zjarrëfikësve në Suharekë. 🚒✅🤝” – ka shkruar Kryetari Muharremaj në njoftimin e tij.

Ky donacion pritet të jetë një ndihmë e vlefshme për Njësinë e Zjarrëfikësve të Suharekës, duke e forcuar kapacitetin e tyre për të intervenuar në situata emergjente dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve. Takimi mes Kryetarit Muharremaj dhe Komandantit të KFOR-it dëshmon bashkëpunimin e mirë mes autoriteteve lokale dhe forcës ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë.

Etiketat

Ofertat e fundit