Në njoftimin e tij, Jupa shprehet se kjo është një vendimmarrje personale, e menduar me kujdes, dhe vjen si pasojë e bindjeve të tij të reja politike, të cilat nuk përputhen me linjën aktuale të AAK-së.
“Përmes këtij njoftimi, ju informoj se nga sot, 28.05.2025, jap dorëheqjen time të parevokueshme nga funksioni i Kryetarit te Nëndeges së Aleances për Ardhmërine e Kosovës nëndega Studençan dhe nga çdo funksion tjetër që kam mbajtur brenda strukturave të Partisë,” shkruan Jupa në njoftim.
Ai më tej bën të ditur se do t’i bashkohet subjektit politik Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). Sipas tij, mënyra se si LDK adreson çështjet që ai i konsideron themelore për të ardhmen e vendit dhe komunitetit të tij, e ka bindur se aty mund të japë një kontribut më të plotë dhe më përfaqësues.
“Për rrjedhojë, ju njoftoj se do t’i bashkohem subjektit politik Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). Mënyra se si ky subjekt adreson geshtjet që unë i konsideroj themelore për të ardhmen e vendit dhe komunitetit tonë, më ka bërë të bindem se aty mund te jap një kontribut me te plotë dhe më perfaqësues,” thekson Jupa.
Në fund të njoftimit, ai falënderon AAK-në për bashkëpunimin, besimin dhe mundësitë e ofruara gjatë kohës së angazhimit të tij në këtë parti.
Ky zhvillim shënon një tjetër lëvizje politike brenda skenës politike kosovare.