Kryeministri Kurti takon Bedri Hamzen
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po zhvillon një takim me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza.
Foto: Ilustrim
Takimi ka nisur para pak minutash, por arsyeja e vizitës së Kurtit në Mitrovicë dhe temat e diskutimit ende nuk janë bërë të ditura.
Takimi është konfirmuar nga zëdhënësja e Komunës së Mitrovicës së Jugut, Blerina Kastrati, e cila ka njoftuar se pas përfundimit të bisedimeve palët do të informojnë publikun për temat e diskutuara.
Ky takim vjen në një ditë kur Kuvendi i Kosovës ka dështuar për të 29-tën herë të konstituohet, duke vazhduar ngërçin politik që e ka kapluar vendin prej disa muajsh.