Procesi i votimit ka filluar në orën 07:00 të mëngjesit dhe është mbyllur në orën 19:00, ashtu siç ishte paraparë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Gjatë gjithë ditës, ekipet e SuharekaOnline kanë ndjekur nga afër mbarëvajtjen e procesit në qendrat e votimit nëpër komunë dhe, sipas raportimeve nga terreni, nuk është shënuar asnjë incident. Menaxherët e qendrave të votimit kanë konfirmuar se gjithçka ka shkuar me rregull dhe pa pengesa.

Pas mbylljes së procesit të votimit, KQZ ka nisur me publikimin e rezultateve të para preliminare për dy kandidatët që garuan për postin e kryetarit të Komunës së Suharekës:

  • Bali Muharremaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dhe
  • Ardian Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Sipas rezultateve të para zyrtare, figuron se Bali Muharremaj prin me 281 vota, ndërsa Ardian Shala deri më tani ka grumbulluar gjithsej 260 vota.

Numërimi i votave është në proces dhe SuharekaOnline do t’ju mbajë të informuar në kohë reale deri në numërimin e kutisë dhe fletës së fundit të votimit.