KQZ e Kosovës vëzhgon zgjedhjet parlamentare në Shqipëri

para 42 dite

Një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të Kosovës ndodhet sot në Shqipëri për të vëzhguar nga afër procesin e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

KQZ e Kosovës vëzhgon zgjedhjet parlamentare në Shqipëri

Anëtarë dhe zyrtarë të KQZ-së së Kosovës janë dislokuar në qendra votimi të ndryshme nëpër zona të ndryshme zgjedhore në Shqipëri. Qëllimi i këtij vëzhgimi është të përcjellin nga afër organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Gjatë këtij monitorimi, një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet implementimit të votimit të pjesshëm elektronik në disa qendra votimi. Gjithashtu, delegacioni i KQZ-së do të ndjekë nga afër procesin e numërimit të votave që do të zhvillohet në Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor.

Para ditës së votimit, zyrtarët e KQZ-së së Kosovës u informuan edhe për aspekte të tjera të rëndësishme të procesit zgjedhor në Shqipëri, përfshirë organizimin për herë të parë të votimit jashtë vendit për shtetasit shqiptarë që jetojnë në diasporë.

Qëndrimi i KQZ-së së Kosovës në Shqipëri shërben si një mundësi për të parë nga afër praktikat zgjedhore të një vendi tjetër dhe për të shkëmbyer përvoja në fushën e administrimit të zgjedhjeve.

Etiketat

Ofertat e fundit