Kosova fiton dy medalje të bronzta në Kampionatin Botëror WAKO për të Rinj
Kosova ka fituar dy medalje të bronzta në Kampionatin Botëror WAKO për të Rinj 2026, i cili u zhvillua në Jesolo të Italisë.
Foto: Ilustrim
Përfaqësuesja e Kosovës në kikboks u përfaqësua me katër sportistë në këtë kampionat, ku morën pjesë rreth 5 mijë garues nga 78 shtete.
Medaljet e bronzta për Kosovën i siguruan Art Dulaj dhe Arbër Shala, të cilët arritën deri në fazën gjysmëfinale të garave.Ndërkohë, Nart Mehmeti dhe Taulant Salihaj zhvilluan paraqitje të mira, por nuk arritën të kalojnë në fazat gjysmëfinale.
Federata e Kick Box-it e Kosovës ka vlerësuar paraqitjen e sportistëve, duke falënderuar trajnerët, klubet, prindërit, sportdashësit dhe Ministrinë e Sportit për mbështetjen.
Me këto dy medalje, kikboksi kosovar shënon një tjetër rezultat në arenën ndërkombëtare, duke konfirmuar potencialin e gjeneratave të reja të këtij sporti.
