Gjatë ditës në rrjete sociale janë shpërndarë shumë këshilla se si të mbrohemi nga koronavirus covid-19.
Kështu disa nga pretendimet ishin si vijon:
Pretendimi: Coronavirus është me madhësi ku diametri i qelizës është 400 – 500 mikro dhe për këtë arsye, çdo maskë parandalon hyrjen e saj, kështu që nuk ka nevojë që farmacistët të bëjnë tregti me maska.
FAKTI: I paprovuar
Akoma nuk është vërtetuar shkencërisht që koronavirusi është me madhësi ose që diametri i qelizës është 400 – 500 mikro. (Shënim: Teknikisht, koronavirusi nuk është qelizë, por një agjent infektues që përsëritet në qelizat e organizmave të gjallë).
Pretendimi: Virusi nuk qëndron në ajër por në tokë dhe nuk transmetohet nga ajri.
FAKTI: Kryesisht i saktë
Covid-19 nuk është përhapur përmes ajrit direkt andaj p.sh. nëse dikush i infektuar me Covid-19 kollitet apo teshtinë pika të lëngjeve spërkaten në objekte të ndryshme dhe personat që kanë kontakt me këto objekte infektohen.
Pretendimi: Virusi nuk transmetohet përmes ajrit
FAKTI: e Paprovuar
OBSH thotë se njerëzit “gjithashtu mund të infektohet nga Covid-19 nëse marrin frymë nga pikat e një personi të infektuar me Covid-19 i cili kollitet ose i nxjerr pikat”. Shënim: “Studimet e deritanishme tregojnë që virusi që shkakton Covid-19 transmetohet kryesisht përmes kontaktit me pikat e frymëmarrjes dhe jo përmes ajrit”, trsnameton SuharekaOnline.
Pretendimi: Coronavirus kur bie në një sipërfaqe metalike do të jetojë 12 orë.
FAKTI: E paprovuar
“Koronavirusi mund të mbijetojë jashtë trupit të njeriut (dhe në të gjitha sipërfaqet në përgjithësi) për ca kohë [por kohëzgjatja] akoma nuk është dëshmuar se sa.”
Pretendimi: Lani duart me sapun dhe ujë
FAKTI: Kryesisht e saktë
“Larja e shpeshtë e duarve është thelbësore”.OBSH sugjeron: «Pastroni rregullisht dhe tërësisht duart tuaja duke i fërkuar me alkool ose lani ato me sapun dhe ujë.
Pretendimi: Coronavirus, kur bie në pëlhurë, mbetet [mbi të] për 9 orë, kështu që larja e rrobave ose ekspozimi në diell për dy orë vret virusin.
FAKTI: E paprovuar
Se sa kohë covid-19 mbijeton mbi objekte qoftë ato pëlhurë, rroba nuk është provuar ende. Sipas OBSH: “Nëse mendoni se një sipërfaqe mund të infektohet, pastrojeni atë me dezinfektues të thjeshtë për të vrarë virusin dhe për të mbrojtur veten dhe të tjerët”.
Pretendimi: Virusi jeton në duar për 10 minuta.
FAKTI: E paprovuar
Përderisa virusi përhapet përmes lëngjeve të teshtimës dhe kollitjes dhe nëse këto lëngje arrijnë në kontakt me duart tuaja nuk është provuar se sa mund të mbijetojë virusi.
Gjithashtu Organizata Botërore e Shëndetësisë ka sqaruar edhe lajmin e përmendur se konsumimi i hudhrës parandalon infektimin me koronavirus, sipas të cilëve ky pretendim nuk është i saktë.
Sipas OBSH-së për faktin që hudhra është një ushqim i shëndetshëm dhe përmban veti antimikrobiale nuk ka dëshmi që parandalon infektimin me koronavirus, shkruan BCC.