Komuna e Suharekës dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve diskutojnë avancimin e strehimit familjar
Drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë, Kymete Bajraktari, ka pritur në takim pune përfaqësuesit e SOS Fshatrave të Fëmijëve në Kosovë.
Foto: Ilustrim
Takimi u fokusua në zbatimin e Planit për Zhvillimin e Strehimit Familjar në Komunën e Suharekës, si dhe në aktivitetet për rritjen e vetëdijes së qytetarëve për rëndësinë e krijimit të familjeve strehuese për fëmijët në nevojë.
Komuna e Suharekës theksoi përkushtimin për forcimin e bashkëpunimit me institucionet dhe organizatat partnere, me synim krijimin e një sistemi të qëndrueshëm të mbrojtjes së fëmijëve dhe promovimin e kujdesit familjar.
