Pra, më 12 tetor, do të hapen 38 Qendra Votimi për votim me kusht, me gjithsej 54 vendvotime.

Në zgjedhjet lokale votimi me kusht lejohet vetëm brenda komunës ku është i regjistruar votuesi dhe mundësohet në qendrën e veçantë për votim me kusht e cila është caktuar nga KQZ.

Në Komunën e Suharekës SH.F.M.U “Destan Bajraktari” në Suharekë është caktuar nga KQZ si qendër votimi me kusht, e cila gjendet në rrugën “Avdyl Kuçi”.

Ndërsa, qytetarët e Komunës së Suharekës do të kenë mundësi që të votojnë gjithsej në 34 qendra të rregulla votimi.