IKSHPK po i vonon rezultatet e Suharekës deri në 6 ditë

Kështu ka bërë të ditur drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi.

Kuqi përmes një reagimi ka shprehur pakënaqësinë e saj, ngase vonesat e tilla po e rëndojnë sistemin shëndetësor.

“Si drejtori e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale ne Therandë, i bashkangjitem reagimit te regjionit te Pejës ne lidhje me vonesen kumtimit të rezultateve nga mostrat e marra të pacientëve,

Me gjithë respektin për punën e drejtuesve ,specialistëve dhe stafit të IKSHPK-së në ne Prishtinë është e pakuptueshme, vonesa e kumtimit të rezultateve Pozitive apo Negative, nga mostrat e marra të pacientëve.

Vonesa si këto, çdo orë dhe çdo ditë po e rëndojnë sistemin shëndetësorë, edhe ashtu të ngarkuar në komunën dhe rajonin e Prizrenit. Të njejtat vonesa po krijojnë panikë të madhe tek qytetarët duke lënë mundësi të mëdha për përhapje të panikut, në identifikim të personave të dyshimtë apo të prekur.

Mostrat që dërgohen nga Komuna e Therandes, fatkeqësisht ndodhë që të vonojnë deri në 5 apo 6 ditë. Kjo i bie që, pikërisht në periudhën kur pacienti duhet të ndodhet në trajtim, të mos ketë rezultat dhe ç’farë është më e keqja, në kohën kur pacienti edhe mund të jetë i shëruar, të njejtit zyrtarisht i komunikohet rezultati Pozitiv.

Kjo dukuri, përpos që e ngarkon sistemin, e ngarkon dhe dëmton pa masë edhe popullatën dhe lë mundësi paragjykimesh.
Ftojmë IKSHPK-në të merr masa të menjhëhershme në përmirësimin e këtij kursi në raport me komunën tonë, në mënyrë që ti kthehemi mbarëvajtjes së funksionimit” thuhet në reagimin e Kuqit.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.