Dje në Ulqin humbi jetën tragjikisht në vendin e punës Rasim Rrustem Zekolli nga fshati Bllacë i komunës së Suharekës.
Rasim Zekolli ishte luftetar i UÇK-së, veteran dhe invalid i luftës, i pa punë, i cili u detyrua që të kërkoj punë në vendet fqinje. Ai punonte qe disa vite në Ulqin, ku edhe aty vdiq, si pasojë e një aksidenti në punë, shkruan SuharekaOnline.
Lajmin për vdekjen e tij e dhanë familjarët dhe shokët e të ndjerit.
Disa shprehën ngushëllime për familjarët e disa edhe mllef ndaj qeverisjës në Kosovë.
Ky është postimi i plotë i kushëririt të ndjerë të Rasim Zekollit, Qamil Zekolli:
“Ushtarët e vërtetë po vdesin rrugëve të botës, kurse lahperët, maskarenjët, hajnat e “komandantët” Rognerit po përfitojnë nga ndjersa dhe gjaku i tyre !
Si pasojë e lënjes pas dore, leçitjes, injorimit, përbuzjes dhe margjinalizimit nga kasta mafioze politiko/fetare e cila ka uzurpue të gjitha lëmitë e jetës në Kosovë, Rasimi u detyrue të kërkonte punë jasht vendlindjes .
Prej më shumë se 150 ushtarëve të fshatit Bllacë, pjesa dërmuese kanë emigrue mbas 12 qershorit 1999 .
Të shpresojmë mos të na kthehen në arkivole, sikur kushëriri ynë Rasimi !
Ky rast është pasojë direkte e korrupcionit, hajnisë, haraçit, tenderave dhe të gjitha tregëtive të pista, të cilat administrohen, që nga Hotel Grandi deri te Parlamenti i Kosovës nga kjo kastë ogurzezë politiko/fetare në bashkëpunim me të gjithë kriminelët në anën veriore të lumit Ibër .
Rasimi u nda nga jeta në moshën më të mirë kur i duhej më së shumti familjes dhe atdheut”. /SuharekaOnline/
