Haxhiu takon kongresistët amerikanë: Kosova e vendosur për partneritet me SHBA-në
U.D. Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pritur në takim delegacionin e Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përbërë nga kongresisti republikan Keith Self dhe kongresisti demokrat Suhas Subramanyam.
Foto: Ilustrim
Haxhiu tha se Kosova e ka të rrënjosur në kujtesë mbështetjen amerikane në momentet përcaktuese të historisë moderne të vendit, duke vlerësuar rolin e SHBA-së në mbështetje të lirisë, paqes dhe të drejtës së popullit të Kosovës.
Ajo shprehu mirënjohje për mbështetjen amerikane ndaj Kosovës, veçanërisht për rrugën drejt NATO-s, sigurinë rajonale dhe të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Sipas Haxhiut, Kosova mbetet e vendosur për ta thelluar partneritetin me SHBA-në, si aleate e besueshme dhe si vend që të ardhmen e sheh në NATO, në Evropë dhe përkrah botës demokratike.
