Edhe prindërit jo rrallë herë kanë raportuar rastet në Polici kur pësojnë dhunë nga fëmijët e tyre, qoftë dhunë fizike, kërcënime, kanosje, etj.

Së fundmi një prind në fshatin Gjinoc të Komunës së Suharekës, është detyruar që ta denoncojë fëmijën e tij në Polici.

Sinjali mëson se një 30-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë pasi u denoncua nga babai i tij, i cili deklaroi se e ka kërcënuar me jetë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Dhunë në familje’.