Gjendet i vdekur roja i ‘Eko Regjionit’ në Malishevë

29.10.2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në zyrat e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave ‘Eko Regjioni’, Njësia në Malishevë, ku një punëtor është gjetur pa shenja jete në zyrën e tij. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku, teksa tashmë kanë nisur hetimet. Posa rasti është denoncuar, në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi […]

Gjendet i vdekur roja i ‘Eko Regjionit’ në Malishevë Foto: Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në zyrat e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave ‘Eko Regjioni’, Njësia në Malishevë, ku një punëtor është gjetur pa shenja jete në zyrën e tij. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku, teksa tashmë kanë nisur hetimet.

Posa rasti është denoncuar, në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale, u konstatua se viktima ka ndërruar jetë. 

Në anën tjetër, Policia ka marrë informacionet e para lidhur me rastin dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Për vdekjen e tij kanë njoftuar edhe miqtë e familjarët.