Ngjarja ka ndodhur më 25 shkurt 2025, në rrugën “Kral Petri”, përpara kafenesë “Tre Sheshira”.
Sipas informacioneve të Policisë, arrestimi i të dyshuarve ka ardhur si rezultat i një përleshjeje të ndodhur mes tyre. Gjatë ndërhyrjes së njësisë patrulluese për të ndaluar konfliktin, të dyshuarit kanë filluar të ofendojnë dhe më pas të sulmojnë zyrtarët policorë. Si pasojë, tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.
Të arrestuarit janë identifikuar si:
- N.N., 24 vjeç, me 1.59 ‰ alkool në gjak
- N.N., 26 vjeç, me 1.62 ‰ alkool në gjak
- A.B., 28 vjeç, me 1.50 ‰ alkool në gjak
- A.B., 30 vjeç, me 1.57 ‰ alkool në gjak
- I.R., 24 vjeç, me 1.21 ‰ alkool në gjak
- B.D., 19 vjeç, me 1.84 ‰ alkool në gjak
Pas arrestimit, të dyshuarve u është bërë testi i alkoolit, i cili ka konfirmuar se të gjithë ishin nën ndikimin e alkoolit. Gjithashtu, të gjithë të dyshuarit kanë marrë trajtim mjekësor.
Policia e Kosovës ka vepruar në mënyrë profesionale gjatë gjithë operacionit. Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, i cili ka urdhëruar ndalimin e gjashtë të dyshuarve për 48 orë. Hetimet lidhur me këtë rast janë në vazhdim.