Po ashtu, sot në këtë proces zgjedhor ka ndodhur një parregullësi, ku një person ka fotografuar votën në një qendër të votimit në Prizren.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaban Osmanollaj i cili tha se ngjarja ka ndodhur në shkollën “Mati Logoreci”, më saktësisht në vendvotimin 2009/A. Personi sipas Policisë është ndaluar dhe me rastin po merren hetuesit policorë.
Gjithashtu, sot janë arrestuar dy persona në Malishevë, kjo pasi që ka dyshime për shit-blerje të votës.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Lumni Graishta, komandant i policisë për rajonin e Gjakovës.
Më tutje, komandanti Graishta ka bërë të ditur se të arrestuarit nën dyshimin për shit-blerje të votës janë një vëzhgues si dhe një komisioner.
“Janë arrestuar një vëzhgues dhe një komisioner në qendrën e votimit në gjimnazin “Hamdi Berisha” nën dyshimet për shit-blerje të votës. Me urdhër të prokurorit të njëjtit pas arrestimit janë ndaluar për 48 orë”, ka thënë Graishta.