Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë ka njoftuar se është zgjedhur drejtori për SHFMU “Bajram Curri” në Nishor.
Drejtoria e Arsimit në Suharekë ka njoftuar se pas përpilimit të listës së ngushtë me dy kandidatë për drejtor të shkollës “Bajram Curri” në Nishor, është pranuar në punë kandidati, Lulzim Bytyçi, raporton SuharekaOnline.
“Komisioni përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës për drejtor shkolle, i emërkuar sipas Vendimit të Kuvendit të Komunës 01 nr-016-12157, të datës: 28.02.2022 në bazë të kushteve dhe kritereve të përcaktuara sipas konkursit të rishpallur 05 nr.111 të dt 32773 pas përfundimit të intervistimit me gojë publikon këtë njoftim” thuhet në njoftimin e DKA-së.
Rikujtojmë se ky konkurs është rihapur tri herë, dhe përzgjedhja e drejtorit, është bërë pas dy anulimeve të konkursit.
