Dështon edhe përpjekja e 19-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
As tentativa e 19-të për të konstituuar Kuvendin e Republikës së Kosovës ka rezultuar e suksesshme sot.
Sipas raportimeve të IndeksOnline, fillimisht grupet parlamentare kanë refuzuar të propozojnë emrat për formimin e komisionit të nevojshëm për votimin e fshehtë.
Më pas, kur u hodh në votim, nga 54 deputetë të pranishëm, 54 votuan për, 1 kundër dhe nuk pati asnjë abstenim. Megjithatë, ky numër votash nuk ishte i mjaftueshëm për të krijuar kuorumin e nevojshëm për të vazhduar me procesin e konstituimit.
Seanca e ardhshme për të tentuar sërish konstituimin e Kuvendit është caktuar të mbahet më 23 maj, në orën 11:00.
Vazhdon kështu ngërçi politik në Kosovë, me tentativat e shumta të dështuara për të krijuar institucionet e reja pas zgjedhjeve parlamentare.