Dështimi i 35-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, partitë mbesin të bllokuara

para 24 dite

Kuvendi i Kosovës ka dështuar për herë të 35-të që të konstituohet, duke e thelluar më tej ngërçin politik që zgjat prej muajsh pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Dështimi i 35-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, partitë mbesin të bllokuara

Seancat tashmë janë reduktuar në procedura teknike që mbahen çdo 48 orë, pa ndonjë përpjekje reale për zhbllokim të situatës.

Në seancën e sotme, kryesuesi Avni Dehari kërkoi nga partitë politike propozimin e anëtarëve për Komisionin zgjedhor, i cili do të mundësonte votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Megjithatë, asnjëra nga partitë nuk dha emrat e tyre, duke pamundësuar edhe këtë hap të rëndësishëm.

“51 për, kundër 1, abstenime nuk kemi… Nuk kemi kuorum, ndërpritet seanca”, deklaroi Dehari, duke njoftuar se seanca e radhës do të mbahet pas 48 orëve, më 23 qershor në ora 11:00.

Etiketat

Ofertat e fundit