Policia e Kosovës ditët e fundit ka shpeshtuar apelet, thirrjet për qytetarët për respektim të rregullave në komunikacion.

Pasi që numri i aksidenteve ka filluar të shënoj rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë.

Në çdo raport ditor janë të regjistruar mbi 30 aksidente trafiku.

Vetëm gjatë ditës së premte në Kosovë kanë ndodhur 73 aksidente trafiku, asnjë prej tyre fatmirësisht nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 28 të tjera me persona të lënduar dhe 45 me dëme materiale.

SuharekaOnline ka grumbulluar statisikat e Policisë për aksidente trafiku prej datës 27 qershor deri më 2 korrik.

Ndërsa brenda këtyre gjashtë ditëve në vendin tonë kanë ndodhur 396 aksidente trafiku.

Më 30 qershor është regjistruar numri më i madh i aksidenteve, ku brenda këtyre dite u regjistruan gjithsej 73 aksidente, ndërsa më 1 korrik u regjistruan 62 aksidente, 29 qershor gjithsej 63 aksidente, 28 qershor 70 aksidente dhe 27 qershor 55 aksidente trafiku.

DataNr. i aksidenteveMe fatalitetMe të lënduarMe dëme materiale
2 Korrik7302845
1 Korrik6201547
30 Qershor7302746
29 Qershor6312240
28 Qershor7001852
27 Qershor5512331
TOTAL3962133261