Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 28 prej tyre kanë përfunduar me të lënduar dhe 53 të tjera me dëme materiale.
Gjatë kësaj periudhe kohore, Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1,079 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.
Po ashtu, në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 22 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 14 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe katër të tjerë në vuajtje të dënimit.