Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, kurse 17 aksidente përfunduan me të lënduar dhe 53 të tjera me dëme materiale.
Gjatë kësaj kohe, Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1,320 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.
Po ashtu, në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 18 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 12 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 4 të tjerë në vuajtje të dënimit.