Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 63 aksidente trafiku.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 15 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 48 të tjera ishin me dëme materiale.
Po ashtu PK ka shqiptuar 747 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.
Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 13 persona, ku 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa 3 persona janë në vuajtje të dënimit.
