Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në tërë vendin kanë ndodhur 55 aksidente trafiku.
Gjatë ditës së shtunë në Kosovë kanë ndodhur 55 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, shkruan SuharekaOnline.
Ndërsa, 29 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 26 të tjera me dëme materiale.
Gjithashtu, në 24 orëshin e fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 1078 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.