Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 55 aksidente trafiku.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 22 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 33 të tjera ishin me dëme materiale.
Po ashtu PK ka shqiptuar 1 mijë e 175 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.
Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 21 persona, ku 12 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa 3 persona janë në vuajtje të dënimit.
