Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 53 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 14 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 39 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 1 mijë e 272 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 48 persona, ku 21 prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa 4 persona janë në vuajtje të dënimit.