Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 47 aksidente trafiku.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatkeqësisht 2 aksidente kanë përfunduar me fatalitet ndërsa 18 aksidente ishin me të lënduar dhe 27 të tjera ishin me dëme materiale.
Po ashtu PK ka shqiptuar 1 mijë e 505 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.
Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 27 persona, ku 12 prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa 6 persona janë në vuajtje të dënimit.
