Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 44 aksidente trafiku.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet ndërsa 9 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 34 të tjera ishin me dëme materiale.
Po ashtu PK ka shqiptuar 1 mijë e 348 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.
Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 19 persona, ku 7 prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa asnjë person nuk është në vuajtje të dënimit.
