Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 33 aksidente trafiku.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet ndërsa 15 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 17 të tjera ishin me dëme materiale.
Po ashtu PK ka shqiptuar 1 mijë e 377 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.
Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 18 persona, ku 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje, 6 persona në ndalim policor dhe 1 person në vuajtje të dënimit.
