Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 33 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatkeqësisht 1 aksident ka përfunduar me fatalitet ndërsa 6 aksidente ishin me të lënduar dhe 26 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 1 mijë e 369 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 20 persona, ku 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa 3 persona janë në vuajtje të dënimit.