Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, tiketave në trafik dhe personave të arrestuar.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së dielë kanë nodhur 27 aksidente trafiku, prej tyre 13 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 14 të tjera me dëme materiale.
Gjithashtu, polica gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar edhe 1,212 tiketa trafiku për të gjithë ata që nuk i klanë respektuar rregullat në komunikacion.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 ore ka arrestuar edhe 21 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, prej të cilëve 12 janë dërguar në mbajtje, ndërsa një tjetër në vuajtje të dënimit.