Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 23 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet ndërsa 7 aksidente ishin me të lënduar dhe 15 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 133 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 13 persona, ku 9 prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa 2 persona janë në vuajtje të dënimit.