Mosrespektimi i rregullave në trafik, ngarkesa e komunikacionit, pakujdesia, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, janë vetëm disa nga faktorët që ndodhin aksidentet në trafik.
Gjatë ditës së martë në Kosovë janë regjistruar gjithsej 45 aksidente trafiku, raporton SuharekaOnline.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se 14 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 31 të tjera vetëm me dëme materiale.
Gjatë ditës së martë nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet.
Duke krahasuar këto të dhëna me ato të ditëve të kaluara, rezulton se numri i aksidenteve në trafik ka shënuar rënie të dukshme.
Poashtu, në 24 orët e fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1.936 tiketa trafiku për kundërvajtje të ndryshme.
Ndërsa, numri i tiketave krahasuar me ato të ditëve të kaluara figuron të ketë shënuar rritje.