Arrestohet një person në Suharekë, i gjenden gëzhoja, predha dhe boks hekuri
11.09.2026
Një person është arrestuar në Suharekë nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.
Foto: Ilustrim
Rasti ka ndodhur më 10 shtator 2026, rreth orës 01:10, në rrugën “Skënderbeu”. Sipas Policisë, gjatë kontrollit tek i dyshuari, mashkull kosovar, janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja që dyshohet se janë të armës me gaz, dy predha të pistoletës dhe një boks hekuri.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
