Arrestohet i dyshuari për sulmin me zjarr ndaj veturës së u.d. drejtorit të QKUK-së

para 15 dite

Prokuroria e Prishtinës ka njoftuar sot arrestimin e B.K., një shtetasi nga Podujeva, i dyshuar për sulmin me zjarr ndaj veturës së ushtruesit të detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Arrestohet i dyshuari për sulmin me zjarr ndaj veturës së u.d. drejtorit të QKUK-së

Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë, B.K. dyshohet se ka kryer disa vepra penale, konkretisht: “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Zjarrvënie” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

“Operacioni policor në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin e shtetit është duke vazhduar në mënyrë të intensifikuar në disa lokacione të ndryshme për mbledhjen e provave për hetimin e të gjitha rrethanave të rastit. Organet e rendit mbeten të përkushtuara për të zbuluar motivet dhe zbardhjen e rastit në tërësi”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Ngjarja për të cilën dyshohet B.K. ka ndodhur më 30 prill, kur vetura e ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së u dogj në parkingun e administratës së këtij institucioni shëndetësor. Arrestimi i sotëm shihet si një hap i rëndësishëm në zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Etiketat

Ofertat e fundit