25-vjeçari L.C. u arrestua në Suharekë rreth orës 10:20 të datës 28 shkurt 2025 nga zyrtarë policorë të Stacionit Policor në Suharekë.
L.C. ishte i kërkuar në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prizren, dega në Suharekë, për veprat penale “Vjedhje” dhe “Vjedhje e rëndë”. Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, ai është dërguar në vuajtje të dënimit me burgim prej tre (3) vitesh.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka deklaruar se do të vazhdojë me zbatimin e urdhëresave të gjykatave për të gjithë personat që nuk u janë përgjigjur thirrjeve të gjykatave.