Aksion i inspektoriatit në Suharekë, ndalen disa ndërtime pa leje
Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Suharekës ka ndërmarrë sot një aksion në të gjithë territorin e komunës, me fokus ndalimin e ndërtimeve që po zhvilloheshin pa leje të nevojshme.
Megjithatë, sipas raportimeve nga terreni, qytetarët e Suharekës shprehin shqetësimin e tyre lidhur me numrin e madh të ndërtimeve pa leje dhe i bëjnë thirrje autoriteteve komunale që të ndërmarrin masa më drastike për të ndaluar të gjitha ndërtimet e paligjshme në komunë.
Detaje të tjera rreth numrit të saktë të ndërtimeve të ndaluara sot dhe zonave ku u zhvillua aksioni ende nuk janë bërë të ditura zyrtarisht nga autoritetet komunale. Megjithatë, ky veprim i inspektoriatit shihet si një hap pozitiv drejt zbatimit të ligjit dhe parandalimit të ndërtimeve të paligjshme.
Pritet që gjatë ditëve në vijim, Drejtoria e Inspektoratit të ofrojë më shumë informacione lidhur me rezultatet e këtij aksioni dhe hapat e ardhshëm që do të ndërmerren ndaj investitorëve që nuk respektojnë procedurat ligjore të ndërtimit, si dhe në përgjigje të shqetësimeve të qytetarëve.