Është raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklisti me ngasës meshkuj kosovarë.
Aksidenti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 06:45 në fshatin Topliqan të Suharekës.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi.
“Fshati Topliqan, Suharekë, 08.04.2022 – 06:45. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklisti me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi”, theksohet në raportin e Policisë së Kosovës.