Një aksident ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” në mbrëmjen e sotme.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ku si pasojë e aksidentit ka pësuar lëndime trupore një person.

Nga Policia e Kosovës kanë theksuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:45 në autostradë drejtimi Prizren-Suharekë.

Njësi policore e trafikut, nga vendi i ngjarjes njofton se në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Policia po e trajton rastin