Gjatë një interviste në emisionin “Debat Plus,” Abdixhiku theksoi se përveç Prishtinës, Gjilanit dhe Podujevës, një tjetër komunë me rëndësi të veçantë për LDK-në është edhe Suhareka.

Ndërsa analistët politikë shpesh e përmendin këtë treshe si bastione kryesore për LDK-në, Abdixhiku shfaqi një optimizëm të veçantë për Suharekën. Ai e përshkroi betejën për këtë komunë si një objektiv personal.

“Por ka regjione si Suhareka, unë e kam shumë personale edhe kthimin e Suharekës në tabor të LDK-së, pas një periudhe të gjatë, edhe po e shoh një mundësi të frymës së fitores brenda Suharekës pas një kohe të gjatë,” theksoi ai.