Mosrespektimi i rregullave në trafik, ngarkesa e komunikacionit, pakujdesia, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, janë vetëm disa nga faktorët që ndodhin aksidentet në trafik.

Gjatë ditës së hënë në Kosovë janë regjistruar gjithsej 93 aksidente trafiku, raporton SuharekaOnline.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se 35 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 58 të tjera vetëm me dëme materiale.

Gjatë ditës së hënë nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet.

Poashtu, në 24 orët e fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1.661 tiketa trafiku për kundërvajtje të ndryshme.