Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.

Numër i madh i askidenteve në trafik është regjistruar edhe gjatë ditës së premte raporton SuharekaOnline.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës dërguar mediave, bëhet e ditur se gjatë ditës së premte janë regjistruar 65 aksidente trafiku.

Nga statistikat e përgjithshme të policisë figuron se 17 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 48 të tjera me dëme materiale.

Poashtu, gjatë ditës së premte Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1.959 tiketa trafiku për të gjithë pjesmarrësit në trafik.