Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.

Numër i madh i askidenteve në trafik është regjistruar edhe gjatë ditës së martë raporton SuharekaOnline.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës dërguar mediave, bëhet e ditur se gjatë ditës së martë janë regjistruar 59 aksidente trafiku.

Nga statistikat e përgjithshmetë policisë figuron se 21 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 38 të tjera me dëme materiale.

Poashtu, gjatë ditës së martë Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1.708 tiketa trafiku për të gjithë pjesmarrësit në trafik.