Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.
Numër i madh i askidenteve në trafik është regjistruar edhe gjatë ditës së hënë raporton SuharekaOnline.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës dërguar mediave, bëhet e ditur se gjatë ditës së hënë janë regjistruar 54 aksidente trafiku.
Ndërsa, 16 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 38 të tjera me dëme materiale.
Poashtu, gjatë ditës së hënë Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1.910 tiketa trafiku për të gjithë pjesmarrësit në trafik.